Lajme

Sapo ishte ndarë nga i dashuri, dalin detaje të reja nga shuarja e adoleshentes shqiptare

Posted on

Ditën e djeshme në Montefiascone, në provincën e Viterbo, Itali, një e re shqiptare e quajtur Aurora Grazi, u gjet e shuar në shtratin e prindërve. Ndërkohë që pritet autopsia për të zbardhur shkaqet e ngjarjes misterioze, kanë dal në pah detaje të reja.

Mediat italiane shkruajnë se Aurora, e cila ndiqte vitin e tretë të kontabilitetit në kolegjin “Carlo Alberto Dalla Chiesa”, kishte disa javë që nuk ndihej mirë. Ajo ishte ndarë nga i dashuri, i cili ishte disa vite më i madh, dhe kishte përjetuar su lme të vërteta paniku, kishte rënë në peshë, kishte ankth dhe pagjumësi.

E ëma, duke mos parë shenja rikuperimi, e kishte çuar të premten në spitalin Belcolle në Viterbo. Mjekët e kishin cilësuar situatën e saj si kr izë ankthi dhe asgjë më tepër dhe si rrugëzgjidhje kishin caktuar një takim me një neurolog, takim i cili nuk u bë kurrë.

Aurora kishte shkuar për të fjetur dhe më pas prindërit e kanë gjetur të paje të në shtrat. Menjëherë kanë lajmëruar ambulancën por tepër vonë. Nuk dihet ende nëse e reja ka marrë ndonjë substancë apo është go ditur nga një sëm undje e papritur, gjithçka pritet të zbulohet pas autops isë.

Burimi: Republicca.it

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte