CoVid-19
‘Sapo mora vesh që kam Covid-19’/ Edi Rama publikon gruan shtatzënë me koronavirus nga spitali: Po luftoj për vete dhe për bebin
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një gruaje shtatzënë të infektuar me koronavirus e cila ndodhet e shtruar në spital e cila tregon se sapo e kanë njoftuar se është me Covid-19..
Gruaja ka bërë një video-selfie ku përcjell mesazhe të forta për njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi e ndërsa flet për familjen dhe thekson se ajo po lufton për veten dhe bebin nuk i ka mbajtur dot lotët.
“Jam 39 vjeçe dhe jam në javën e 26 të shatzënisë. Sapo më thanë që kam Covid-19 dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam që të shtunën në spital ndërsa sot është e mërkurë. Kam pneunomi në të dyja mushëkritë por luftoj për vete dhe për bebin.
Nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia. E di që do mendoni se nuk do e merrni. Kam 3 fëmijë dhe një burrë në shtëpi që nuk do i takoj. Nuk e di si e kam marrë por jam shumë sëmurë”, thotë ajo.
Rama ndërsa ka publikuar videon e saj thotë se të plagosurit e kësaj lufte nuk ushqejnë frikën por vetëdijen se kjo nuk është një lojë.
“Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, po vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë”, shkruan Rama.