Lajme
Sëm undja i kushtoi je tën, flasin miqtë e Xhevdet Ferrit: Lu ftoi deri në fund
Nd arja nga je ta e aktorit dhe regjisorit të njohur, Xhevdet Ferrit, ishte një tro nditje e madhe në kinematografinë shqiptare si dhe një lajm tejet i hidhur për familjarët, miqtë, kolegët dhe për të gjithë publikun. 59-vjeçari vuante nga një sëmu ndje e pashërueshme pulmonare e cila fatk eqësisht i mori je tën.
Ditën e sotme, të ftuar në emisionin ‘Rudina’ ishin disa nga miqtë e Xhevdetit, të cilët kanë folur rreth kontributit të tij në botën e artit, për sëm undjen dhe jo vetëm.
Dy ndër miqtë e tij, Petrit Beci dhe Gazmend Gjoka, kanë treguar si aktori e ka lu ftuar deri në fund sëmu ndjen dhe se si e ka trajtuar gjithmonë situatën ku ndodhej me shumë pozitivitet. “Normal që kam qenë në dijeni gjatë gjithë kohës dhe ditëve të fundit. Së mundja iu shfaq në fillimet e verës, bëri një ndërhyrje kirurgjikale, bëri disa terapi dhe ka qenë goxha mirë. Shumë optimist, nuk e tregonte fare atë gjë, nuk i binim fare asaj bisede, pavarësisht se në momente kur ishim vetëm flisnim, por nuk besoj se mund të kishte njeri me aq dinjitet dhe optimizëm”, është shprehur Beci.
Ndërkohë Gjoka ka treguar: “Unë do thoja se pavarësisht sëm undjes, Xhoda kishte të kundërtën , e mori me pozivitet, si diçka që duhet kuruar, duhet kryer le të themi, si procedurë mjekësore. Ashtu vërtet, ndërhyrjen që pati e kreu, më vonë pastaj gjatë kohës së kimios, që për hir të së vërtetës dhe për hir të diagnozës ishte e rëndë, por përsëri u rehabilitua dhe e mori veten fizikisht. Ne flisnim me miqtë dhe familjarët, që ai u rikthye edhe zakoneve të jetës së përditshme, jo vetëm mësimit që ishte shumë i përkushtuar dhe punonte me studentët. Sëm undja si në çdo rast që është e pabesë me njeriun, edhe me Xhodën kështu ndodhi. Ai u rehabilitua, erdhi mirë fizikisht, por për punë ditësh u agravua deri në atë pikë sa s’mundi t’i rezistonte.”
Burimi: “tvklan.al”