Lajme
Sërish në krahët e Mozzikut? Veprimi i Loredanës po çmend rrjetin
Reperja e njohur Loredana është komentuar shumë në media së fundmi. Pas ndarjes nga Mozzik kanë nisur aludimet se ajo ka nisur një lidhje të re me reperin Zuna. Dyshja janë fotografuar shpesh së bashku por nuk kanë dhënë asnjë reagim në lidhje me lajmet.
Megjithatë edhe pas ndarjes dhe thashethemeve për një lidhje të re, Loredana duket se ende nuk e ka harruar Mozzikun. Së fundmi ajo ka publikuar në Instastory një foto të reperit duke mbajtur në kraharor Hanën. Foton në fjalë Loredana e ka shoqëruar me disa zemra dhe i ka befasuar të gjithë.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha! Reperja ka publikuar dhe një foto të saj me Mozzikun të cilën e ka fshirë pas disa minutash.
Nuk dihet ende se ç’po ndodh mes dyshes por këto postime të Loredanës po çmendin rrjetin nga dyshimet.