Rozë
“S’është faji i tyre, por i meshkujve legena”/ Stresi i kërkon falje publikisht Keisit: Një fjalë që s’di ta them ndryshe
Reperi i njohur Stresi në spektaklin “Klanfornia” i ka kërkuar ndjesë nënës së tij dhe Keisit. Ai është shprehur se nënës së tij i kërkon falje për gjërat që ka bërë më herët. Ndërsa për Keisin, ai ka tha se nuk është faji i vajzave që nuk ecën një lidhje, por i burrave që i quajti “legena”. Ai i ka kërkuar falje publikisht asaj, Keisit.
“Nuk është e lehtë të flasësh për nënën. Kam kaluar shumë gjëra me të, gjithë kohën me nënën time… do t’i thoja më fal dhe që s’do bëja më siç kam bërë më parë. Babait s’i them më fal sepse më kupton e kam shok. Atij ja çoj me mesazh dhe i them ‘a ja nisim nga e para?’ Publikut i kërkoj dalje për rastet që kam vepruar mirë në disa raste. Dijeni që Arkimedi s’e bën me vetëdije. Armiqve u them më falni se s’ju kam bërë disse. Zotit do t’i thoja më fal….të gjithë bëjmë mëkate. Por do t’i thoja më fal që nuk shkova në rrugën që Ti doje të shkoja. Unë besoj çmendurisht në Zot dhe jam me fat. Kejsit…kjo është shumë e vështirë. S’është faji i femrave që nuk ecën një lidhje por i ne meshkujve, legenave. I them më fal, në daç pranoje në daç mos. më fal. Një fjalë që s’di ta them ndryshe. Thjesht më fal, nuk kam si ta argumentoj ndryshe. ”– tha Stresi.