CoVid-19

Shënohet viktima më e re e koronavirusit në Britani, ndërron jetë 13-vjeçari

Posted on

Një 13-vjeçar në Londër është bërë viktima më e re e koronavirusit në Britani.Ismail Mohamed Abdulëahab, nga Brixton, ndërroi jetë i vetëm në pitalin King’s College. Familjarët nuk patën mundësi ta vizitonin, nga frika e infektimit me koronavirus.

Mendohet se djali nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor, që të ndikonte në komplikacionet e krijuara nga Covid 19. Familja e djalit, i cili gjithashtu kohët e fundit kishte humbur babanë e tij nga kanceri, thanë që ata nuk do të nxirrnin asnjë foto të Ismailit.

Familja e Ismailit tha përmes një deklarate:

Ismaili filloi të shfaqte simptoma dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. U shtrua direkt në Spitalin e Kings College.Ai u fut në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes.Ismaili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e tij. Jemi familjarisht të shkatërruar nga lajmi dhe nga fakti që nuk mundëm të ishim pranë tij.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte