CoVid-19

Shërohen 40 të prekur me Covid 19, mes tyre dhe dy mjekët e spitalit të Sanatoriumit

Posted on

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se mes 8 personave të shëruar në 24 orët e fundit janë dhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sipas ministres numri i personelit mjekësor që është shëruar në Tiranë dhe në Durrës ka shkuar në 8 persona, ndërsa kanë rezultuar në total 40 pacientë të prekur negativ.

“Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik❗

Shkon në 8 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës.

Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, shkruan Manastirliu.

Të shëruarit do të vijojnë të jetë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore. Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar.

Deri dje në vendin tonë u konfirmuar 197 raste pozitive me Covid 19, nga të cilat 10 prej tyre kanë rezultuar fatale me humbje jete, ndërkohë që 40 të tjerë janë shëruar.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte