CoVid-19

Shërohen nga koronavirusi edhe 15 pacientë të tjerë në Shqipëri

Posted on

Janë shëruar plotësisht nga koronavirusi edhe 15 pacientë të tjerë në Shqipëri.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar shërimin e 15 pacientëve të tjerë në 24 orët e fundit.

Tashmë, numri i personave të shëruar plotësisht nga Covid-19 në vend ka shkuar në 67.

Kujtojmë këtu që sot u konfirmuan 20 raste të reja me koronavirus, duke e çuar totalin në 243.

Fatkeqësisht, gjatë ditës së sotme humbën jetën tre persona nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të viktimave në 15.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte