Lajme

Shkencëtarja britanike fle vetëm dy orë në ditë, në kërkim të vaksinës kundër koronavirusit

Posted on

Një shkencëtare ka bërë me dije se po fle vetëm dy orë në ditë, duke qenë se është gjatë gjithë kohës duke punuar për të gjetur një kurë dhe vaksinë kundër koronavirusit. Kate Broderick, nga Skocia, bashkë me ekipin e saj po punon natë e ditë për të mos humbur kohë dhe për të gjetur ilaçin e duhur ndaj sëmundjes vd ekjeprurëse.

Studiuesja punon për firmën farmaceutike Inovio me bazë në San Diego. Duke folur për “The Times”, 42 vjeçarja shprehet se e ndjen si përgjegjësi personale se duhet të bëjë punën e saj dhe gjithçka që ka në dorë për të ndaluar vde kjet e tjera në botë.

Ajo ka thënë:

Kam gjithë jetën që punoj për të bërë diferencën për probleme të tilla dhe do të bëj gjithçka që mundem dhe kam në dorë. Momentalisht, unë për vete po mjaftohem të fle vetëm dy orë gjatë ditës”.
Mjekja Broderick ka kaluar 20 vite të jetës së saj duke luftuar sëmundjet më vde kjeprurëse që kanë prekur planetin tonë, përfshirë Ebolën dhe virusin Zika. E diplomuar në Glasgow University, mjekja tashmë shpreson që shumë shpejt të ketë në dorë vaksinën kundër koronavirusit.

Ajo thotë me bindje se brenda katër muajve të ardhshëm kjo vaksinë do të jetë gati për tu hedhur në treg e për t’u shpërndarë në te gjithë botën. Kate tha për “The Herald”:

Nga momenti që morëm një sekuencë ADN-je të virusit Zika, deri në momentin që përdorëm vaksinën për herë të parë tek pacientët, u deshën të kalonin 7 muaj. Ishte një rekord. Këtë herë po mundohemi të gjejmë vaksinën brenda vetëm 4 muajsh, që i bie të jetë gati gjysma e kohës”.
The UK has been put on alert over the spread of coronavirus. Credit: PA

Edhe pse mjekja po punon me ekipin e saj pa pushim, ajo shprehet se presioni për të gjetur një zgjidhje kundrejt këtij kërcënimi global, është i madh. Kate tha se brenda kësaj jave do të nisnin të testonin vaksinën tek kafshët, edhe pse nuk dihet se çfarë reagimi do të ketë trupi i tyre.

Ajo shton:

Kjo lloj situate, ku punojmë shumë dhe flemë pak, të bën që në fund të punës të kesh fjetur vetëm disa orë për ditë të tëra. Ka njerëz që po vd esin nga ky virus. Si një shkencëtare e jetës, jam trajnuar që të kem impakt në shëndetin e popullsisë. Ka njerëz që po infektohen dhe po vd esin nga ky virus, ndërkohë që ne po punojmë për të gjetur një vaksinë. Pa dyshim që i gjithë informacioni, e gjithë situata ndikon në mënyrën si po punojmë dhe në shpejtësinë me të cilën po punojmë”.
***

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte