CoVid-19

Shkoi në Itali për të ndihmuar, infermieri shqiptar nga Brescia: Pacientët janë të panumërt

Posted on

Gjendja në Italia është tej e rënduar prej Covid-19. Janë të shumtë personat që kanë humbur jetën në Itali nga Covid-19.

Në Itali u nisën edhe disa mjekë dhe infermierë nga vendi ynë për t’i ndihmuar. Midis tyre është edhe infermieri, Korab Gjana.

Ai ka treguar se ditën e parë ju është komunikuar se si është gjendja dhe mënyra se si punohet. Infermieri ka thënë:

Pacientët janë të panumërt, vijnë pa fund helikopterë dhe ambulanca.
Infermieri ka treguar se ndodhet në spitalin civil të Brescias. Gati e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, kudo.

Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe për të repektuar edhe distancimin social.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte