Lajme

Shkoi në SHBA vetëm me rrobat e trupit, Ava Max zbulon si e arriti suksesin

Posted on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është  Amanda Koci, po arrin sukses me hitet e saj që kanë arritur mijra klikime në Youtube. Po ashtu këngët e saj, kanë kapur dhe vendet e para në top lista.

Së fundmi këngëtarja ka kujtuar fillimet e karrierës së saj kur sapo kishte emigruar për në Amerikë dhe kishte me vete vëtëm rrobat e trupit. Ava ka treguar se ishte thjesht një vajzë e vogël me ëndrra të mëdha, të cilat ia doli t’i realizonte pasi besonte te vetja dhe te aftësitë e saj.

Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krahas së cilës shkruan: “Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka.”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte