Lajme
Shkoi për të parë gjininë e foshnjës në bark, e reja tme rrohet kur i sheh fytyrën në skaner
Skanimi që tregon pamje të një foshnje të palindur në barkun e nënës është një moment emocionues për shumë prindër, të cilëve u jepet mundësia për të shikuar për herë të parë fëmijën e tyre, pa ardhur ende në jetë.
Mirëpo, nuk ka ndodhur kështu për një nënë të re amerikane, e cila është përballur me një situatë të papritur gjatë skanimit të foshnjës që mbante në barkun e saj.
17-vjeçarja Iyanna Carrington pa një “pamje të frikshme” gjatë skanerit për të zbuluar gjininë e foshnjës që do të vinte në jetë disa javë më pas.
Mamia zbuloi se foshnja ishte një vajzë dhe i tregoi pamjen e saj.
Megjithatë, nëna e re u tme rrua kur infermierja lëvizi pozicionin e kursorit të skanerit.
Në sytë e saj nuk shfaqej më një foshnjë normale, por një “foshnjë-djallëzor”, me një buzëqeshje demo nike, që askush nuk do dëshironte ta shihte.
Fatmirësisht, mamia e siguroi Iyanna-n dhe babain e foshnjës, Raleek”, se fytyra e foshnjës është krejtësisht normale, duke iu kërkuar atyre të mos kryenin ndonjë rit fetar si ekzorcizmi, pasi në bark ndodhet një ëngjëll i vogël që mezi pret të vijë në jetë.
Pas kësaj, Iyanna i postoi fotot e skanimit në Facebook dhe duke bërë shaka shkruante se “e donte shumë fëmijën e saj djallëzor”.
Ndër të tjera, ajo shkroi:
Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Doja të shikoja nëse foshnja ishte një djalë apo vajzë. Unë e dua shumë këtë foshnjë djallëzor. Kur mamia më tregoi skanerin, unë u tmerrova dhe i thashë “ajo duket si një fantazmë”. Ajo më tha “po, kjo është shumë normale”.
Fotoja e postuar në llogarinë e saj në Facebook ka marrë mbi 15 mijë reagime, 7,600 komente si dhe më shumë se 16 mijë shpërndarje.