Lajme
Shkon në 132 numri i të infektuarëve nga koronavirusi në Itali, 50 mijë persona në karantinë
Koronavirusi vde kjeprurës ka mbërritur edhe në Itali. Mësohet se numri i të infektuarëve është rritur ndjeshëm. Deri më tani, në shtetin fqinj raportohen dy vik tima ndërkohë numri i të prekurve që rezultojnë pozitiv ndaj këtij virusi ka shkuar në 132.
Një 17-vjeçar banues në Valtellina por që studion në komunën Codogno ku u verifikua rasti i parë i infektuar nga virusi, rezultoi pozitiv nga koronavirusi.
Sipas Repubblica.it, janë mbi 50 mijë persona në karantinë në 11 komuna, të cilat janë izoluar. Po kështu autoritetet kanë ndaluar çdo ekskursion për shkollat dhe pritet mbyllja e tyre.
Situata ka krijuar alarm në Itali, prandaj dhe qeveria ka organizuar një mbledhje të jashtëzakonshme.
Gjatë mbledhjes është miratuar një draft ligj me masa speciale të emërtuar “Masa urgjente për kontrollin e menaxhimit e emergjencës epidomologjike COVID-2019”.