CoVid-19

Shkon në 15 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërrojnë jetë dy persona tek Infektivi

Posted on

Është rritur bilanci i viktimave nga koronavirusi këtë pasdite.

Raportohet se dy pacientë, të konfiermuar me Covid-19, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.

Një prej tyre është 77-vjeçari I.B., nga Kavaja, i cili po trajtohej prej dy javësh në spitalin Infektiv.

Ai ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi. I ndjeri vuante edhe nga disa sëmundje të tjera, si diabet mellitus, insuficiencë renale kronike dhe insuficiencë kardiake.

Viktima tjetër e koronavirusit në vend është 69-vjeçari R.P., nga Hasi, i cili po trajtohej prej 8 ditësh në spitalin Infektiv.

Gjendja e tij ishte rënduar gjatë tre ditëve të fundit, ndërsa ndodhej në respiracion të drejtuar. I ndjeri ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë gjithë kohës dhe pavarëssiht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi dot të mbijetojë.

Lajmi është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte