CoVid-19

Shkon në 174 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 4 janë fëmijë

Posted on

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 174. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 103 persona, nga të cilët 28 kanë rezultuar pozitivë. Mes tyre janë edhe 4 fëmijë pozitivë, kontakte të rasteve pozitive, të cilët janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Deri më tani, 6 persona kanë humbur jetën.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente 1144 raste të dyshuara janë testuar dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, tha Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte