Lajme
“Shoferi ishte 21 vjeç”/ “Benzi” luksoz i parkuar në trotuar përballë komisariatit, policia e Lleshit s’ka ç’i bën
Që të fortët bëjnë ligjin në këtë vend dhe policia në shumicën e rasteve është spektatore, dihet nga të gjithë shqiptarët.
Një rast i tillë vjen edhe nga Vora, ku policia duket e pafuqishme përballë një “Benzi” luksoz.
Nga disa foto të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, shoferi i makinës luksoze ka parkuar automjetin e tij mbi trotuar, përpara komisariatit të qytetit, pa e çarë kokën fare.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, policia i ishte afruar makinës për t’i thënë të largohej, por shoferi i ishte përgjigjur që ata duhet të iknin, jo ai, duke mos e “vënë ujin në zjarr fare.”
Dëshmitari tregon gjithashtu se drejtuesi i mjetit nuk ishte më shumë se 20 ose 21 vjeç.
Kur policia e Lleshit është e pafuqishme për të lëvizur një makinë të parkuar në trotuar, si mund të presim që të gjenden autorët e dhjetrave vr a sjeve të bëra së fundmi?