CoVid-19
Shpërndajnë bukë falas në shtëpitë e italianëve, dy vëllezërit shkodranë kthehen në ‘ëngjëj’ shpëtimi (FOTO)
Shqiptarët vazhdojnë ta mbështesin popullin italian në këtë situatë alarmante të krijuar nga Covid-19.
Pas dërgimit të 30 mjekëe dhe infermierëve, dy vëllezër shqiptarë në zonën Monterosso në Bergamo kanë bërë një gjest humanitar.
Vëllezërit Skuqej nga Shkodra kanë vendosur të shpërndajnë vullnetarisht bukë në shtëpitë e italianëve, raporton Voce.
Me këtë gjest furra e bukës së tyre ‘Bellini’ valëvit lart të dy flamujt, duke lëvizur nga një shtëpi tek tjetra për të lehtësuar peshën e kësaj tragjedie.
Kujtojmë që Italia po përballet me një situatë shumë të vështirë prej javësh, ku çdo ditë humbasin jetën me qindra persona nga koronavirusi.