Lajme
Shpresë në horizont? Brenda 2 ditësh, vetëm 1 i infektuar me koronavirus në Kinë
Gjatë ditës së sotme, Kina raportoi vetëm një rast të ri me koronavirus, për ditën e dytë me radhë.
Për të dytën ditë radhazi kishte vetëm një infeksion të ri në Wuhan, qyteti qendror ku virusi u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit, raporton Dailymail.
Rastet e reja në provincën Hubei kanë qenë tani në shifrat njëshifrore për shtatë ditët e kaluara, nga një kulm prej disa mijëra në ditë në fillim të shkurtit.
Wuhan dhe 11 milion banorët e tij u vendosën në karantinë të rreptë në 23 Janar dhe pjesa tjetër e Hubeit hynë në mbyllje në ditët në vijim.
Ditët e fundit ka pasur një lehtësim të kufizimeve në disa pjesë të krahinës, ku Kina thotë se ka “frenuar në thelb” përhapjen e virusit.
Një numër i qyteteve më të vogla tani po lejojnë njerëzit e shëndetshëm të lënë provincën dhe të kthehen në punë ose vendlindjet e tyre diku tjetër.
Por rastet e importuara janë një shqetësim në rritje për Kinën, me 12 të tjerë të raportuar të mërkurën, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 155 dhe duke nxitur frikën e një fluksi të ri.