Lajme
‘Shqipëri të kam dh***ë…Vetëm 5 minuta se do kthehem prapë!’
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në fillim ia kishin autorësuar ekstarvagantit dhe të papërsëritshmit Faik Konica kur u largua përfundimisht nga Shqipëria në Amerikë.
Herën e dytë thoshin se kishte shkruar një libërth publicisti Ardian Klosi aty nga fillimi i ’90 pasi emigroi në Gjermani. Zyrtarisht nuk kam parë asgjë të shkruar dhe të botuar por vargjet për të cilat po u tregoj kanë mbetuar në memorien kolektive të këtij trualli dhe sa herë mundohemi të justifikojmë abondonimin e atdheut e recitojmë me krenari e më pas bëhemi pishman si dre qi:
Shqipëri të kam dhj erë
s’më kuptove asnjëherë!
Qindra e mijëra prej nesh e kanë recituar e kënduar në Kakavijë a Rinas, në portin e Durrësit a Qafthanë, në Kapshticë a Murriqan por… përkohësisht.
Përkohësisht e kanë belbëzuar thjesht nga akumulimi i inateve apo fukarallikut të momentit. Më pas, janë bërë pishman e janë rikthyer në atdhe edhe për të jetuar e punuar, për tu hapur bythësh por edhe për të investuar. Duan s’duan ky vend ku u lindën e u ritën i thith si hinkë e padukshme e në ekstazë e sipër qajnë dhe lenë amanete: “duam të va rrosemi në Shqipëri kur të vde sim”.
Pavarësisht se kanë përfituar nënshtetësi të tjera nga vendet ku kanë emigruar, kokën duan ta përplasin në gurët e pagdhendur të kësaj xhungle mesdhetaro-ballkanase-evropiane me emrin Shqipëri.
I bukur a i shëmtuar, me Ferrari a me stomakun bosh, pervers a konservator, anoreksik ky vend mbetet atdheu ku ne lindëm të gjithë dhe dashurinë e fshehur që e ndrydhim së brendshmi vjen një ditë dhe ua lemë si pa kuptuar trashëgimi trashëgimtarëve tanë.
Po ti e ke emrin te kjo listë “mëkatarësh” që janë bërë pishman?
Inva Mula, soprano/ shtetase franceze
Piro Çako, këngëtar/ shtetas francez
Lorik Cana, ish futbollist/ shtetas francez
Ismail Kadare, shkrimtar/ shtetas francez
Fidel Ylli, politikan/ shtetas amerikan
Rudina Hajdari, politikane/ shtetase amerikane
Erjon Mustafaraj (Beni ecën vetë), aktor/ shtetas amerikan
Vera Grabocka, regjisore/ shtetase amerikan
Eli Fara, këngëtare/ shtetase amerikane
Aurela Gaçe, këngëtare/ shtetase amerikane
pastaj,
Xhevahir Zeneli, aktor/ shtetas amerikan
Dashnor Diko, këngëtar/ shtetas amerikan
Pëllumb Kulla, shkrimtar/ shtetas amerikan
Thoma Gëllçi, drejtor i RTVSh/ shtetas amerikan
Olsi Rama, drejtor FK Partizanit/ shtetas amerikan
Jona Dervishi, zëshënëse FShF/ shtetase turke
Ersilio Nishani, djali i ish presidentit Bujar Mehmet Nishani/ shtetas austriak
Klejdi Kadiu, balerin/ shtetas italian
Elsa Lila, këngëtare/ shtetase italiane
Alketa Vejsiu, showgirl/ shtetase italiane
Robert Aliaj Dragoti, showman/ shtetas belg
Aurela Basha, gruaja e Lulit/ shtetase holandeze
Desara Malltezi, mbesa e Sali Berishës/ shtetase franceze/Nga Bledi Mane