Lajme

Shqipëria vendi i dytë më i ndotur në Europë

Posted on

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet më të ndotura në Europë. Të dhënat e publikuara nga Numbeo.com tregojnë se indeksi i ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë.

Kurse në fillimin të vitit 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë. Pra këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka shënuar përkeqësim përsa i përket ndotjes.

Kujtojmë këtu se indeksi i ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një vend të caktuar. Më shumë peshë i jepet ndodtjes se ajrit.

Dhe si u pa dhe më lart të dhënat tregojnë se ajri që thithin shqiptarët është shumë i ndotur.
Pas Shqipërisë për ndotjen renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08 pikë dhe Bosnje dhe Hercegovina me 62.33 pikë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte