CoVid-19

Shqiptarët e riatdhesuar: ‘Jemi në qiell të hapur, më mirë na linin ku ishim’, reagon zv.ministri i jashtëm

Posted on

112 shqiptarë nga Roma dhe 165 nga Kroacia janë riatdhesuar në Shqipëri. Me të mbërritur në Rinas, qytetarët u shprehën se ambasadat u kishin premtuar që do t’i dërgonin deri në shtëpi.

“Nga Kroacia, na ka kërkuar ambasada shqiptare dhe na kanë kthyer në Shqipëri. Na është premtuar bileta falas dhe do na çojnë në shtëpi. Në Kroaci nuk na kanë bërë kontrolle thjesht temperatura”, tha një qytetar për “Report tv”.

“Jam nga Berati dhe në avion ishim diku tek 170 persona. Familjarët nuk mund të marrin dot autorizim për të lëvizur, të dalim në rrugë na gjobisin pasi ka kaluar orari i lëvizjes, të ishte kështu më mirë të na linin atje ku ishim dhe ta mbyllnin fare Rinasin”, tha një tjetër.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare i cili për “Report tv”, konfirmoi se qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë për t’i dërguar në shtëpi. Tare tha se ambasadat shqiptare u kanë mundësuar vetëm ardhjen në Shqipëri dhe jo transportin e tyre deri në shtëpi.

Në fund, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Jashtme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, u arrit në një zgjidhje dhe qytetarëve u janë vënë në dispozicion 2 autobusë. Qytetarët do duhet që të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte