Lajme
‘Shqiptarët në 2 mars në shesh’, në shkresën e nisur Veliut manifestimi i Metës s’ka orar përfundimi
Disa kohë më parë presidenti i vendit Ilir Meta u bëri thirrje të gjithë shqiptarët të dalin në protestë në datën 2 mars. Së fundmi kanë dalë detaje të reja në lidhje më këtë gjë.
E ditur është bërë se Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës, Ornela Zonja i ka nisur një shkresë zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.
Në këtë shkresë është i përcaktuar orari i nisjes së manifestimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por nuk është i specifikuar orari i mbylljes së tij, sipas ‘A2’.
Motoja e këtij tubimi është:
Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për Unitetin e popullit.
Në shkresën e nisur Ardi Veliut, Ilir Meta figuron si organizator. Si organizatorë figurojnë edhe Bahri Shaqiri, Shemsi Premci dhe Dedë Prenga.
Si ka thënë edhe më parë Meta i bëjë të gjitha për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë, madje në një emision e puthi.