Lajme

Shqiptarët po ikin, rrjetat e peshkimit në Durrës i qep një burrë nga Egjipti

Posted on

Vitet e fundit shqiptarët janë larguar në masë nga vendi. Nëse largimi vazhdon në të tilla ritme Shqipëria rrezikon të mbetet pa krah pune.

Së fundmi është thënë se në Shqipëri ka ardhur krah e lirë pune nga vende si Egjipti. Dhe një rast që e pohon këtë është Muhamed Daut nga Egjipti.

Prej një viti ai punon në qytetin e Durrësit. Muhamedi qep rrjetat e peshkimit. Me shqipen e tij, ai tregon:

Unë punoj. Dal në det. Kam një vit në Durrës.’’
Po ashtu ai tregon se ka vështirësi për shkak të gjuhës shqipe. Në fillim të këtij muaj ai u kthye nga Egjipi, ku kishte shkuar për të vizituar familjen e tij.

Kurse për largimin në masë që po ndodh në vendin tonë, është shqetësues që po ikin më shumë të rinjtë. Ata thonë se ikin për shkak të pagave të ulta dhe kostove të larta të jetesës.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte