Lajme

“Shqiptarët-popull dele”, harta satirike europiane u tregon vendin shqiptarëve?

Posted on

Shpesh herë na kanë krahasur me dele. Thonë se ky popull rri në kafe e nuk ka guxim të bëjë asnjë gjë kundër “bariut” të tij, edhe kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Të paktën këto janë ato që dëgjohen lartë e poshtë, në rrugë e kafene në Shqipëri.

Na i kanë thënë edhe politikanët e analistët kush e di se sa herë, kush në mënyrë të drejtëpërdrejtë e kush në mënyrë të tërthortë, përmes veprimeve të tyre, të cilat përputhen me mosveprimet tona si popull.

Por siç duket, koncepti “Shqipëria-popull dele”, nuk është aspak i ri apo i kohëve të fundit. Prej një kohe shumë të gjatë mund të ketë qenë po njësoj e këtë e ka treguar ironikisht edhe kjo hartë e Europës.

Bëhet fjalë për një hartë satirike të realizuar nga italianët në vitin 1870, ku në territorin e shqiptarëve janë vendosur bagëti, dele e dhi. Çfarë nënkupton kjo gjë? Mos vallë prej më shumë se dy shekujsh ky popull ka qenë në të njëjtën gjendje? Komentet u takojnë juve si popull dhe europianëve, të cilët na shikojnë ende si para dy shekujsh.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte