Leximi

Shqiptari gris pasaportën e Austrisë: Fitoi Albini, tash kthehem në Kosovë

Posted on

Zgjedhja e Albin Kurtit sot si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës ka gëzuar jo veç përkrahësit e partisë së tij, por edhe qytetarët që e votuan.

Por njëri nga qytetarët që jeton në Austri është gëzuar jashtëzakonisht shumë. Këtë e dëshmon veprimi i tij, grisja e pasaportës austriake, me ç’rast ka thënë se do të kthehet në Kosovë.

“Na erdh dita me hek se kemi vuajtur, se tani kemi vendos me u kthy, pasi na hyni Albini aty, pasaportën e Austrisë e heqim, nënshtetësinë e dorëzojmë dhe këtë e shqyejmë, ndera ju rritë, kthehemi në vend tonin punojmë edhe mundësisht me na shti në burg me punuar se kemi hekur shumë. Erdh dita pas 20 vitesh të kthehem”, thotë ky qytetar.

Veprimi i tij sigurisht se është jo pak befasues kur kihet parasysh se shumë të rinj kosovarë po ikin nga vendi drejt shteteve të ndryshme të botës për një jetë më të mirë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte