Lajme

Shtëpia përfshihet nga flakët, 5-vjeçari shpëton motrën dhe më pas nxiton për qenin

Posted on

Një fëmijë i moshës 5-vjeçare nga Georgia, në SHBA është cilësuar si një heroi i vërtetë. Ai arriti të shpëtonte të motrën pasi shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri dhe më pas u kthye në banesë për të shpëtuar edhe qenin.

Noah ëoods po flinte në shtëpinë e tij në Bartow ditën e shtunë, më 9 shkurt, në momentin qëu zgjua nga tymi dhe pa flakët e zjarrit që po i afroheshin dhomës ku ai flinte bashkë me të motrën. E vogla, Lilly, është vetëm 2 vjeçe.

Ai u ngrit me shpejtësi nga shtrati, rrëmbeu të motrën dhe u largua nga zjarri i madh përmes një dritareje që gjeti hapur. Mirëpo, gjesti heroik i të voglit nuk u ndal me kaq.

Pasi vendosi të motrën në një vend të sigurt jashtë shtëpisë, vogëlushi u kthye sërish brenda, për të shpëtuar qenin e familjes. Më pas nxitoi për tek shtëpia e xhaxhait, i cili ndodhej aty pranë, për t’i treguar çfarë po ndodhte me ta. Më pas, bashkë lajmëruan pjesën tjetër të familjes.

Duke folur për CNN, Dwayne Jamison, shefi i departamentit të zjarrit në Bartow, tha:

Kemi parë edhe më parë fëmijë që lajmërojnë familjen nga një rr ezik që u kanoset, por që një fëmijë 5-vjeçar të bëjë gjithë këtë gjë, është e jashtëzakonshme”.
Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e mbi-ngrohjes së një pajisjeje elektrike që ndodhej në dhomën e Noah. Për fat të mirë, të gjithë anëtarët e familjes shpëtuan pa asnjë problem shëndetësor.

Sot, më 14 shkurt, Departamenti i Zjarrfikësve në Bartoë do të vlerësojë Noah me çmimin “Zjarrfikës Nderi”, gjat ënjë ceremonie të veçantë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte