Lajme

Shuarja e nënës me dy fëmijët, habit i afërmi: Nuk ka pasur sobë, presim ekspertizën

Posted on

Sot u shoqëruan për në banesën e fundit nëna Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Rudina dhe Fajtoni të cilët u shuan në banesë. Ngjarja tra gjike ndodhi ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës, ku lot dhe dhimbje pa fund pati për shuarjen e tre pjesëtarëve të familjes Tola.

Nga ana tjetër, raportohet se Merita, 16 vjeç, e vetmja e mbijetuar nga kjo ngjarje ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pasi u hodh poshtë nga ekspertët teza se ata mund të ketë vde kur si pasojë e rrjedhjes së gazit, u dyshua se gruaja dhe fëmijët e saj ndërruan jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi i sobës me dru.

Ndërkohë një i afërm i familjes i ka hedhur poshtë këto teza. Ai thotë se nuk ka pasur sobë, si dhe po pret se ç’do thotë ekspertiza.

Ai tha:

Asgjë nuk ka pasur. Të gjithë kanë qenë në të njëjtën dhomë. Çfarë do thotë ekspertiza, ne presim atë. Të zbardhet. Nuk ka pasur asgjë, as sobë asgjë.
I pyetur a kanë pasur ndonjë konflikt , ai ka mohuar dhe ka thënë se pret nga policia të dalin përgjigjet e analizave.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte