Lajme

Shuhet 8-vjeçarja që ishte 80 vjeçe!

Posted on

Një vajzë ka ndë rruar j e të në moshën 8-vjeçare në Ukrainë. E vogla vuante nga një sëmu ndje shumë e rrallë gjenetike, e cila prek vetëm 160 persona në të gjithë botën.

Mosha biologjike e vogëlushes Anna Sakidon ishte rreth 80 vjeçe. Të paktën këtë kanë konfirmuar mjekët që janë kujdesur për 8-vjeçaren, e cila është përballur me shumë probleme shëndetësore.

Vajza arriti të mbushte 8 vjeçe muajin e shkuar, ndërsa peshonte 7 kilogramë e gjysmë. Sipas raporteve të mjekëve në Ukrainë, shkak i shuarjes së vajzës u bë mosfunksionimi dhe plakja e shumë organeve të brendshme, pasi Anna vuante nga plakja e parakohshme.

Mes pikëllimit, nëna e saj, Ivanna, tha se ishte gati të sakrifikonte gjithçka për të parë të shëndetshme dhe të lumtur të bijën.

Timofey Nagorny, kreu i Fondacionit të Vullnetarëve të Ukrainës, i cili u mor me trajtimin e sëmundjes së vajzës, ka thënë:

Ëndrra e saj e vetme ishte të mësonte një ditë që diagnoza e mjekëve për të ishte e gabuar”.

Duke konfirmuar v de kjen e Annës, mjekja tha se vajza është trajtuar prej lindjes në spitalin rajonal të fëmijëve “Volyn”.

Ajo shtoi:

Në janar Anna mbushi 8 vjeçe. Për fëmijët që vuajnë nga diagnoza e progerias, një vit është i barabartë me 10 vite jetë. Pra, mosha e saj ishte rreth 70-80 vjeçe. Vogëlushja vuante nga plakja e parakohshme e organeve trupore. Kockat e saj rriteshin ngadalë, ndërkohë që organet plakeshin shpejt. Këta pacientë vd e sin nga paraliza zakonisht. Anna pësoi disa paraliza dhe parain frakte. Të gjitha këto ndikuan në lëvizjen e këmbëve dhe duarve të saj”.
Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte