Lajme

Shuhet nga Koronavirusi këshilltari i liderit suprem të Iranit

Posted on

Një anëtar që këshillon udhëheqësin suprem të Iranit ka vd ekur pasi u sëm ur nga koronavirusi.

Ai është bërë i pari zyrtar i lartë që i nënshtrohet sëmu ndjes që po prek anëtarët e udhëheqjes së Republikës Islamike, e cila ka numrin më të lartë të vd ekjeve në botë përtej Kinës.

Anëtari i Këshillit të Përshtatshmërisë Seyyed Mohammad Mirmohammadi vdi q në moshën 71 vjeç në një spital në Teheran, sipas radios shtetërore.

Gjithashtu në mesin e zyrtarëve të infektuar të vendit është Iraj Harirchi, kreu i një grupi të qeverisë iraniane për koronavirus i cili u përpoq ta shmangë maksimalisht virusin por që nuk ka mundur t’i shpëtojë.

Pacientë të tjerë të profilit të lartë përfshijnë Zëvendës Presidentin për gratë dhe çështjet familjare Masoumeh Ebtekar, e njohur më mirë si ‘Motra Mary’. Irani ka raportuar 978 raste të konfirmuara të llojit të ri të koronavirusit të quajtur Covid-19 dhe 54 vd ekje të shoqëruara. Ekspertët shqetësohen se shkalla e vde kshmërisë së sëm undjes në Iran (5.5%) është shumë më e lartë se në vendet e tjera, duke sugjeruar se numri i infeksioneve mund të jetë shumë më i lartë nga sa tregojnë shifrat aktuale.

Punëtorët e shëndetësisë në vend raportuan se 210 njerëz kishin vde kur nga sëm undja që nga e shtuna, pesë herë më shumë sesa pretenduan shifrat e qeverisë.

Në përpjekje për të frenuar përhapjen, Ministria e Jashtme e Iranit mbajti sot një konferencë shtypi në internet në të cilën zëdhënësi Abbas Mousavi hodhi poshtë një ofertë ndihme nga Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo.

Burimi: Metro.co.uk Përktheu dhye Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte