Lajme
Shuhet spikerja e parë e RTSH-së, kishte lidhje gjaku me Xhemi Shehun
Ka ndë/rruar je/të spikerja e parë e lajmeve në RTSH, Stoli Beli. Spikerja shumë e njohur u nd/a nga je/ta në moshën 91-vjeçare. Kanë kaluar gjashtë dekada që kur Stoli Beli u shfaq për herë të parë në ekran në 29 prill të vitit 1960, nga studio e parë Televizive Shqiptare.
Stoli Beli drejtoi emisionet e para në televizion ku përmendim “Trupi dhe Shëndeti” apo “Muzikë për të gjithë”. Beli punonte edhe si redaktore, ka shkruar tregime e përralla.
Dy vite më parë u zbulua se Xhemi Shehu kishte lidhje gjaku me Stoli Belin. Xhemi është vajza e vajzës së vëllait të spikeres.
“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer Stoli Beli në vitin 2011.