Lajme

Shuhet sulltani Qaboos, si e shndërroi Omanin e varfër dhe pa infrastrukturë në një shtet modern

Posted on

Është nda.rë nga je.ta në moshën 79-vjeçare, sulltani i Omanit, Qaboos bin Said Al Said.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate nga Gjykata e Sulltanatit në Oman, e cila njoftoi vd.ekjen e sundimtarit me kohëzgjatjen më të madhe në botën arabe.

Në njoftim thuhej:

Me trishtim të thellë… gjykata e Sulltanatit vajton Sulltan Qaboos bin Said, të cilin Zoti zgjodhi ta merrte në krahët e Tij të premten.”
Sulltani u kthye nga Belgjika muajin e kaluar, ku i ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore, ndërsa mediat e huaja raportojnë se ai vuante prej vitesh nga kan.ceri i zorrës së trashë.

Pas vde.kjes së tij, Omani ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Por kush ishte Qaboos bin Said?

Sulltan Qaboos ishte i pamartuar dhe nuk kishte trashëgimtar dhe pasardhës të caktuar. Pasardhës i sulltan Qaboos është zgjedhur kushëriri i tij, Haitham bin Tariq Al Said, i cili më parë mbante postin e ministrit të Kulturës.

I mbështetur nga Britania e Madhe, në vitin 1970 ai rrëzoi nga pushteti babain e tij në një grusht të rrallë shteti, ku nuk u derdh gj.ak.

Që nga marrja e pushtetit, Qaboos e shndërroi Omanin nga një vend të varfër, me pak ose aspak infrastrukturë, në një shtet modern.

Politika e ekuilibruar e ndjekur prej tij, bëri që Qaboos të respektohej dhe admirohej jo vetëm nga të gjithë vendet myslimane, por edhe në mbarë botën.

Ai është cilësuar si lideri më i mirë që shteti i Omanit ka patur në gjithë historinë e tij.

Vlen të theksohet se sulltan Qaboos ishte tepër i aftë edhe në politikën e jashtme, duke e shndërruar Omanin në një ndërmjetës të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon.

Qaboos sundoi Omanin për gati 50 vjet, dhe e transfermoi vendin nga një shtet të varfër, në një shtet të zhvilluar, duke përdorur burimet e naftës.

Ndarja nga j.eta e sulltanit të Omanit do të krijojë një boshllëk të madh jo vetëm në vendin e tij, por edhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Qaboos luajti një rol vendimtar në negociatat sekrete që e çuan Iranin në pranimin e marrëveshjes bërthamore.

Ai përmirësoi marrëdhëniet e tensionuara me shtetet fqinjë që kishte lënë pas babai tij dhe krijoi bashkëpunime të rëndësishme ekonomike, sociale dhe industriale me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Babai i Qaboos sundoi vendin si një “plantacion personal”, madje duke e mbajtur thesarin në një kuti në pallatin e tij.

Në atë kohë, në Oman kishte vetëm tre shkolla, 19 spitale dhe 10 kilometra rrugë të asfaltuara.

Në vitin 1970, me ndihmën e britanikëve, Qabos rrëzoi nga pushteti babain e tij, i cili u internua.

Qaboos investoi me mençuri në insfrastrukturë dhe zhvillim. Ai ndërtoi shumë shkolla, spitale dhe objekte moderne, duke e transformuar terësisht Omanin.

Deri në vitin 1985, Qaboos kishte ndërtuar 500 shkolla, 100 objekte mjekësore dhe kishte shtruar me asfalt mbi 3200 kilometra.

Burimi: Al Jazzira &; Brookings|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte