Lajme

Si arriti të shkonte në Sanremo? Flet Alketa Vejsiu

Posted on

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Opinion” nga Blendi Fevziu. Ajo ka sqaruar gjithë zhurmat e dy muajve të fundit dhe ka treguar si arriti të shkonte në Sanremo.

“Është histori shumë interesante. Shkova atje si Alketa që ka një ëndërr. Pashë një ëndërr në Hawai dhe i thashë bashkëshortit kam parë një ëndërr, më del Maria de Filipi dhe më thotë “Ça bën ti në Shqipëri, ne një si si ty duam”. Bashkëshorti më tha kur të kam njohur 20 vjeç, mbaj mend që doje të shkoje te Amici pse e le këtë ëndërr. Shkrova një email dhe e nisa në disa vende. Maria de Filipi më la për shumë kohë në pritje dhe nuk u bë kurrë ky takim. Në kohën kur asgjë s’po ndodhte mendova një strategji tjetër. Bëra një kërkim të mirë dhe më doli Luco Presta, Paolo Bonolis eth dhe bëra një telefonatë me asistenten e Luco Prestës dhe me del që ishte shqiptar. Ajo më ndihmoi ta takoja dhe në mars të para 2 viteve e takova. E ftova që të vinte në Shqipëri që të shihte produksionet e mia, doja të bënim një bashkëpunim. Ai erdhi në Klan dhe pa sa bukur i realizojmë produksionet tona. Më prezantoi me Amadeusin disa muaj më parë. Për fat të mirë ndodhi që këtë vit të ishte Amadeusi prezantuesi. I thashë a ka shanse ta bëj në Itali atë që bëj në Shqipëri? Përgjigjja ishte Italia është një treg u vështirë, pse duhet të vish këtu dhe i thashë “kam një monolog që dua ta them në Sanremo”. Më kërkoi të realizoja një video dhe t’ia dërgoja. Ia dërgova vitin e kaluar dhe aprovohet monologu. Po për shkak të polemikave për emigracionin nuk u bë. Për një muaj më dilnin lot e quaja dështim, pastaj mendova do ta sjell Italinë në Shqipëri”, ka treguar Alketa.

“Ky ishte viti i grave në Sanremo dhe unë isha përzgjedhur për t’i bërë Sanremos shijen e një festivali ndërkombëtar. Një shqiptare në Itali bën sens sepse ne i duam dhe ato na duan”, u shpreh Alketa për praninë e saj në Sanremo.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte