Rozë

Si e ëma, si e bija: Xhemi prezanton për herë të parë mamanë dhe qenka yll

Posted on

Moderatorja shumë e dashur e ekranit, Xhemi Shehu, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto ose video, por kur vjen puna te jeta private gjithmonë tregohet shumë diskrete. Janë të rralla rastet kur Xhemi publikon foto familjare, sic ka bërë së fundmi.

Moderatorja ka postuar në Instastoryn e saj një selfie me të ëmën, duke e prezantuar atë për herë të parë me publikun. Ngjashmëria mes tyre është mëse e dukshme, madje mund të themi se duken si binjake. Bjonde të dyja dhe të njëjtat tipare.

Xhemi gjithmonë është shquar si një ndër moderatoret më bukuroshe, e cila me daljet e saj në çdo emision tërheq vëmendjen. Tani që na prezantoi me të ëmën, e kuptuam kujt i paska ngjarë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte