Lajme
S’i pëlqeu ushqimi që i kishin gatuar në shtëpi, e pabesueshme se çfarë bën më pas 5-vjeçari
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të SHBA-së, ku protagonist është një vogëlush 5-vjeçar.
I mërzitur nga ushqimi që i kishin servirur në shtëpi, djali i vogël mori telefonin e motrës së tij, e cila ishte larguar nga dhoma dhe telefonoi policinë.
Në audion e publikuar në rrjetet sociale, 5-vjeçari Manny Beshara, dëgjohet duke iu drejtuar policisë me fjalët:
“Dua të më sillni një picë, ju lutem.”
Pasi motra e tij, Madonna, kuptoi që vëllai kishte telefonuar 911, u përfshi nga pa niku.
Por ajo që ndodhi më pas ka qenë një surprizë e bukur.
Tre oficerët e policisë, Morales, Mejia dhe Hernandez, ia plotësuan kërkesën vogëlushit duke i sjellë një picë të madhe në shtëpi.
Në faqen e Departamentit të Policisë Sanford në Facebook, është publikuar një foto ku 5-vjeçari i uritur shihet së bashku me tre oficerët e policisë.
Policët i shpjeguan djalit të vogël se 911 nuk është për të porositur pica.