Lajme

Si të përgatisni kekun më të thjeshtë me ujë dhe uthull

Posted on

Kjo recetë keku nuk ka nevojë për vezë, kos apo qumësht. Përgatitet shumë thjeshtë me ujë dhe uthull dhe ka një shije të pakrahasueshme.

Përbërësit:

  • 375 gram miell,

  • 375 gram sheqer,

  • 1 lugë çaji kripë,

  • 2 lugë çaji sodë buke,

  • 45 gram kakao,

  • 180 ml vaj luledielli,

  • 2 lugë gjelle uthull e bardhë,

  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje,

  • 500 ml ujë të ftohtë.

Përgatitja:
Kombinoni në nëj tas të amdh miellin, sheqerin, kripën, sodën e bukës dhe kakaon. Shtoni në të vajin, uthullën dhe ekstraktin e vaniljes. Hidhni mbi të ujin dhe përziejini mirë. Shtojeni përzierjen në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 180 gradë Celcius për 30-40 minuta.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte