Lajme
Silva, shqiptarja e vetme në qytetin e izoluar Kinez: Jemi në izolim, s’jam e prekur nga koronavirusi, por dua të kthehem
Silva Doçi është shqiptarja e vetme që jeton në Wuhan, vatrën e korona virusit që ka infektuar mijëra vetë në Kinë dhe që po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës.
Në një intervistë nga Wuhan për Top Channel, Silva tregon se ka 11 vjet që jeton në atë që konsiderohet tani zona zero e virusit më të ri. Studentja e doktoraturës thotë se nuk u largua dot para se qyteti të izolohej, pasi ishte me grip.
“Kam kryer analizat dhe kam thjesht një grip sezonal. Nesër kam një analizë tjetër për koronavirusin. E pas kësaj analizë shpresoj që të largohem nga Ëuhani”, ka thënë ajo në lidhjnen live në edicionin informativ.
Momentet kur u sëmur ishin stresuese për Silvën dhe familjen e saj. Ajo jeton brenda në kampus dhe çdo ditë dorëzon një raport në universitet për gjendjen shëndetësore.
“Unë jetoj në konvikt dhe jemi gati me ushqime prej u dha alarmi. Na kanë dhënë termometra gjithashtu”, shton ajo.
Silva dëshiron të largohet nga Wuhani. I kanë ofruar shtëpi në qytete te tjera, por është e pamundur pasi askush nuk ka hyrë e nuk ka dalë nga qyteti në karantinë.
“Ambasada po mundohet të më nxjerrë nga Wuhani sepse jam shqiptarja e vetme që kam mbetur këtu”./Top Channel