Lajme
Simptomat e para të infeksioneve intensinale të zorrëve dhe si t’i parandaloni ato
Simptomat e infeksioneve të zorrëve mund të jenë shumë të dhimbshme dhe mund të shkaktohen nga infeksione bakteriale të ndryshme. Infeksionet e zorrëve janë ngjitëse dhe rreth 200 milionë amerikanë infektohen çdo vit.
Për fat të mirë, shumë nga këto infeksione të zorrëve kalojnë pa u vënë re dhe nuk shfaqin asnjë simptomë. Por nëse nuk trajtohen dhe nuk kushtohet kujdes ndaj tyre mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Zakonisht simptomat shkaktohen kur viruset, bakteret apo parazitët depërtojnë në zorrë.
Çdo bakter apo virus mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, ja disa prej tyre:
Probleme me sinuset
Humbje oreksi
Të vjella
Diarre
Dhimbje barku
Kapsllëk
Irritim të zorrëve
Ndryshime emocionale
Probleme me gjumin
Lodhje e vazhdueshme
Dhimbje koke
Skuqje të fytyrës dhe/ose të trupit
Zverdhje të lëkurës
Dhimbje barku
Si mund të parandalohen infeksionet e zorrëve:
Lajini mirë frutat/perimet
Lajini me ujë të ngrohtë dhe dizinfektues enët e kuzhinës
Lani duart pas dhe pas ushqimit
Mos qëndroni në kontakt me tualetet publike
Lajini duart edhe kur vini nga jashtë në shtëpi
Kufizoni përdorimin e antibiotikëve