Lajme
Sipas një studimi, çaji jeshil ju ndihmon të jetoni më gjatë
Pirja e çajit të paktën tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vde kjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe është e lidhur me një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, të paktën në Kinë kjo ka funksionuar më së miri, sugjeron një studim i ri.
Studiuesit kinezë zbuluan se përfitimet shëndetësore të lidhura me çajin ishin më të theksuara për ata që konsumonin kryesisht çajin e gjelbër, më shumë sesa çajin e zi, dhe për ata që kishin pirë çaj rregullisht për një periudhë më të gjatë kohore.
Përfitimet ishin gjithashtu më të qarta midis burrave, tregoi studimi.
Studiuesit shikuan të dhënat nga 100.902 njerëz kinezë pa histori sul mi në zemër, godi tje në tru apo kan cer dhe i ndanë në dy grupe: konsumues të zakonshëm që pinin çaj tre ose më shumë herë në javë, ata që nuk pinin kurrë çaj, dhe ata që pinin më pak se norma e domosdoshme. Ata u ndoqën gjatë një periudhe shtatë vjeçare.
Analizat e tyre zbuluan se konsumatorët e rregullt të çajit kishin një rrezik 20% më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe god itje në tru, dhe një rrezik prej 22% më të ulët të vde kjes nga sëmundjet e zemrës dhe godi tja në tru.
Konkretisht, ata zbuluan se konsumatorët e rregullta të çajit mund të jetonin 1,26 vjet më gjatë sesa ata që nuk pinin rregullisht një filxhan çaj.