Lajme

Situata me Koronavirusin, flet kryeministri Rama: Nuk luf tohet me politikë e me pa nik…

Posted on

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me rrezikun nga koronavirusi. Kryeministri bën të ditur se janë marrë të gjitha masat në një bashkëpunim të ngushtë edhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Postimi i kryeministrit: “Koronavirusi nuk luf tohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte