Lajme
Skandal në Policinë e Elbasanit/ Efektivi tapë përp las familjen, vajza gjyqtare e nxjerr nga burgu
Policia duhet të jetë gjithnjë në ndihmë të qytetarëve, por ndodhë dhe që t’i shkaktojë dëme atyre. Rasti konkret vjen nga Policia e Elbasanit, ku ka plasur një ska ndal.
Mësohet se një efektiv i policisë, i quajtur Astrit Manaj ka ngarë makinën tapë një pasdite, ku ka aks identuar dhe ka përpl asur një makinë, në të cilën ndodheshin një çift dhe djali i tyre 10 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Cërrik-Papër, ku Astrit Manaj u arre stua në momentin e aksidentit. Mirëpo, kjo ka zgjatur shumë pak pasi në fshehtësi, ai është liruar pas 48 orëve.
Thuhet se ai ka dalë nga qelia falë vajzës së tij gjyqtare, e cila ka vepruar në mënyrë të fshehtë duke e nxjerrë të atin nga qelia. Raportohet se ajo është gjyqtare në Gjykatën e Beratit.
Ngjarja e rëndë u mor vesh mes kolegëve të Manajt dhe bëri që të ndërhynte SHÇBA për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Pikërisht pas kësaj ndërhyrjeje, pas tentativës për ta fshehur fillimisht ngjarjen, Astrit Manaj është pezulluar nga puna.