Lajme
Skenari më i keq? Rama e thotë troç: Duhet të jemi të përgatitur, mund të na ndodhë edhe si Italia
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë në paralajmërimin se vendi ynë duhet të jetë gati për cdo skenar që mund të ndodhë nga koronavirusi, ndoshta edhe ai i tra gjedisë si Italia.
Duke theksuar se në këtë luftë cdo vend është i vetëm, dhe ne kemi veten dhe Zotin, shefi i qeverisë tha se mund të vijë koha që qeveria, deputetët apo edhe ata që marrin rroga të larta në këtë vend, mund të mos e marrin pagën e fundit të muajit.
Rama ka apeluar për zbatimin e masave dhe kujdes maksimal.
Cili është skenari më i keq dhe si keni vendosur ta asistoni që mos bjerë vendi në kolaps?
RAMA: Skenari më i keq është trag jedia e Italisë që mund të ndodhë EDHE këtu, nëse s’jemi strikt me masat dhe duke parë TV e duke u frymëzuar NGA stresi e mërzia, marrim përsipër të diskutojmë masat e opinionet që s’kanë lidhje me gjërat e duhura.
Ne i kemi marrë dhe do i marrim të gjitha masat, jemi të bindur se cdo ditë po shëtojmë jetë e po lehtësojmë plagë, po e pengojmë virusin të avancojë me shpetjësi por askush se di, në asnjë vend të botës se di në cfare pike agresiviteti i këtij armiku mund të na cojë.
Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha, ti lutemi Zotit që mos gjendemi përballë më të keqes fare se përballë saj gjunojëzohen edhe SHBA.
Nevoja për të financuar në vijimësi këtë luf të, duke financuar ar matën në vijë të parë është nevojë jetike e ne do e plotësojmë, të gjithë ata që kërkojnë gjëra që në kohë paqe nuk pranohen, këtu kam parasysh ata që janë të pasur.
Mund te vije koha qe qeveria e deputetet të mos marrin pagat si do e merrnin ne kohe paqe, mund te vije koha qe të gjithë ata që kanë rroga të larta në vend të mos e marrin, e duhet ta pranojme e duhet të jemi të privilegjuar që mund ta bëjmë këtë sakrificë pa i lënë fëmijët pa bukë por të ndihmojmë të tjerët të ushqehen, në këtë luf të cdo vend është i vetëm, ne kemi veten dhe Zotin që është i madh”.