Lajme
Skenë e turpshme në mes të Tiranës, truproja i Veliajt përqafon me zor gazetaren
Një situatë e pazakontë dhe e paprecedentë ka ndodhur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe gazetares Sonila Musaj.
Në një video të publikuar në media, Musaj është penguar të ushtrojë profesionin e saj.
Siç shihet dhe në video një nga truprojat e Veliajt e ka përqafuar gazetaren, teksa ajo po përpiqerj që t’i merrte një prononcim kryebashkiakut.
Ky akt i paprecedentë, ka irrituar gazetaren.
Ajo i drejtohet truprojës me fjalët:
Të lutem mos më prek, si mund të përqafosh një femër që nuk e njeh!
Vlen të theksohet se e gjithë skena ndodhi në sy të Veliajt, i cili bëri sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa nxitoi t’i bënte një pyetje një qytetari që mbante një pankartë të bardhë në dorë.
Kjo nuk është hera e parë që Veliaj bën një sjellje të tillë ndaj gazetarëve. Vetëm pak ditë më parë ai iu drejtua një gazetari me gjuhë ofenduese, duke i thënë: Do ta dhj*s më keq!
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Zoti Veliaj…
Sërish gazetarja: Mos më prek
Shoqëruesi: Po të përqafoj
Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe vetë gazetarja, e cila përmes një postimi në rrjetet socialeshprehet se gjatë gjithë karrierës së saj në media kurrë nuk është ndeshur me një sjellje të tillë.
Reagimi i plotë:
Miq qe prej moshes 17-vjecare kam punuar ne media sigurisht jam ndeshur me sjellje te shume personave por si sjellja ndaj ketij punonjesi te bashkise Tirane, kurre. Sjellja e ketij personi ishte e papranueshme. Sek siste dhe ngacmim i paster, ne emer te gjoja pengimit tone qe te mos intervistonim kryetarin.
Kjo eshte e patolerueshme qe mos te lejojne te besh punen tende. Por une nuk terhiqem dhe do te vijoj te jem zeri i qytetareve. Kam biseduar me avokatin tim dhe po hartohet nje padi ndaj personit i cili pa me njohur pretendon se po me perqafonte, e verteta eshte se ai nuk donte te intervistoja kryetarin e Bashkise. Mesa duket, u frymezua nga fjalimi i Veliaj i cili ne 100 vjetorin e Tiranes Kryeqytet u kerkoi pjesmarresve te perqafoheshin majtas e djathtas…, a thua se po mbytej Titaniku dhe jo te ishim ne nje feste.
Por nje gje ketu po mbytet. Tirana. Pervec permbytjeve nga shiu, po mbytet si qytet ne llum e korrupsion qe buron nga zyra e kryetarit te bashkise e me rradhe. Ky eshte turp. Puna jone do vijoje dite per dite ne krah te interesit qytetar dhe transparences.
Skenë e turpshme në mes të Tiranës, truproja i Veliajt përqafon me zor gazetaren on Vidnews.