Lajme

Sondazhi/ Shqiptarët: Albtelecom ka internetin më skandaloz në Shqipëri!

Posted on

Interneti konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha të të gjitha kohërave të teknologjisë.

Vitet e fundit, interneti është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, dhe pothuajse nuk ka shtëpi apo familje që s’e përdor atë sot.

Kush më shumë e kush më pak, thuajse të gjithë janë përdorues të shërbimeve të internetit, për shkak të benefiteve që panumërta që ofron.

Në vendin tonë janë disa kompani që ofrojnë shërbimin e internetit, ku ndër kryesorët që mund të cekim janë Albtelecom, Abissnet, Abcom, Digicom, Tring etj.

Klientë të shumtë shpesh herë kanë pasur ankesa në lidhje me shërbimin që ofrohen nga këto kompani. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur dhjetëra mesazhe, në të cilat qytetarë të ndryshëm, kanë nxjerrë në pah një sërë problematikash në lidhje me shërbimin e internetit, që lë për të dëshiruar.

Për të kuptuar nëse qytetarët janë të kënaqur me shërbimin që paguajnë, JOQ Albania zhvilloi një sondazh për të krijuar një panoramë më të qartë.

Pyetja e sondazhit ishte: Cila është kompania që ofron internetin më skandaloz?

29,184 qytetarë iu përgjigjën kësaj pyetje dhe zgjodhën kompaninë që sipas tyre ofron internetin më skandaloz.

1- Nga rezultatet e sondazhit, 13,4337 qytetarë, ose 46%, mendojnë se Albtelecom ofron shërbimin më skandaloz të internetit.

2- 6,272 qytetarë, ose 21,5%, mendojnë se kompania që ofron internetin më skandaloz është Abcom, 4,902 qytetarë, ose 16,7% e tyre, kanë zgjedhur kompaninë Abissnet, ndërsa pjesa tjetër, që përbën 4573 qytetarë, mendojnë se janë kompani të tjera që ofrojnë shërbimin më të dobët të internetit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte