Lajme

Sonila Meço flet për Alketa Vejsiun: Më ka dhënë kujtimin më interesant të jetës

Posted on

Sonila Meço ishte e ftuar në emisionin “Why Not” ku ka folur gjatë për jetën e saj private dhe profesionale. Gjatë emisionit kur u pyet se çfarë mendon për Alketa Vjesiun, Sonila tregoi se ajo i ka bërë surprizën më të bukur duke e sjellë bashkëshortin e saj për herë të parë para kamerave.

“Alketa më ka dhënë kujtimin më interesant të jetës. Drini bashkëshorti im është natyrë krejt e kundërt nga e imja, flet pak dhe më shumë vëzhgon, i qetë, jo impulsiv.  Alketa bëntë një program dhe idea ishte që të më bënin mua një surprizë. Kishte telefonuar së bashku me Vera Grabockën, Drinin. Unë do hyja në studion e lajmeve dhe gjej tullumbace dhe më thonë shiko promterin pak para se të fillonin lajmet dhe aty ishte një letër që më kishte shkruar Drini mua. Përlotem dhe mendova se mbaroi këtu”

Por nuk kishte mbaruar, kishin një muaj që përpunonin Drinin që të vinte në studio. Drini për herë të parë ka dalë në studio me mua për të bërë një intervistë dyshe. Më kujtohet që Drini hyri i tharë dhe doli tërësisht i djersitur dhe kur dolëm më tha “Sonila të paktën e quan një provë dashurie këtë?” E quaj i thashë”, tregoi sonila.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte