Rozë

Stolitë në vlerë afro 70 mijë euro të Arta Elezajt

Posted on

Bukuroshja Arta Elezaj është shpesh e përfolur në media për jetën e saj luksoze që bën.

Arta e cila mori famë nga roli i saj në hit serialin “O Sa Mirë”, ka afro 200 mijë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram, përmes së cilit ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Shpesh, ajo sjell fotografi atraktive nga destinacionet luksoze që viziton, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.

Për t’u dukur bukur dhe gjithnjë tërheqëse para kamerës, modelja Elezaj duket se investon mjaft.

Faqja “What they wearin” ka publikuar së fundmi çmimet e vetëm disa prej stolive të saj, të cilat duket të jenë super të shtrenjta.

Ajo ka një orë dore të markës “Rolex”, e cila kap shifrën e 43,100 eurove, një qafore “Bulgari” që kushton rreth 14,200 euro dhe një byzylyk dore të “Cartier” me katër diamante, që kap shifrën e 10,100 eurove.

Në total, stolitë e aktores dhe modeles vetëm në këtë fotografi kapin shifrën e 67,400 eurove, me çka tregojnë që ajo kujdeset që të zgjedh markat më luksoze për stilin e saj të aksesorëve. /Telegrafi/

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte