Lajme

Studentët e Vlorës ngrenë alarmin: Ky material po na rrezikon jetën!

Posted on

Sot është dita ndërkombëtare e kancerit. Në të gjithë botën organizohen evente të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin, si dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e tij.

Në këtë ditë, studentët e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, që jetojnë në godinat e konviktit, kanë ngritur një shqetësim të madh me të cilin detyrohen të përballen.

Ata janë shprehur për JOQ Albania, se godinat e konviktit janë të mbuluar me asbest, i cilësuar ndryshe edhe si “vr asësi i heshtur”

Sipas tyre, asbesti po iu rrezikon jetë dhjetëra studentëve që flenë në konvikte.
Studentët kanë edhe një mesazh për kryeministrin Rama, i cili sipas tyre ishte i pranishëm disa ditë më parë, ku inaguroi fasadën e njërit prej konvikteve.

“A ka vlerë jeta jonë, a do të na shëroni me propagandë?”, kjo është pyetja që studentët kanë për kryeministrin, Edi Rama.
Material i asbestit shkakton kancer dhe prej 40 vjetësh është i ndaluar kudo.

Mesazhi i plotë:
Vr asesi i heshtur i studenteve perballe ngjyrave te propagandes.

Pershendetje JOQ, Jemi studente te Universitetit te Vlores. Perpara disa ditesh, ne keto mjedise ishte i pranishem KM e ne nuk mundem ta takojme per t’i thene dy fjale, por shpresojme tja themi nepermjet jush: E inauguruat meremetimin e njerit prej konvikteve, por do te ishte me mire te mos i kthenit kurrizin ketij tjetrit, ku te mbuluar me azbest jetojne dhjetera studente te tjere. Sot ne diten nderkombetare te kancerit, ju pyesim: A ka vlere jeta jone, apo do te na sheroni me propagande?

Azbesti shkakton kancer. Prej 40 vjet i ndaluar kudo, ku eshte provuar se shkakton vd ekje. Ja ku eshte, perballe ngjyrave e propagandes. Godina e konviktit te meshkujve ne UV mbuluar me Eternit (Asbest). Po na vr asin perdite…

“Po na vrasin përditë”, studentët e Vlorës ngrenë alarmin: Ky material po na rrezikon jetën! on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte