Lajme
Studenti shqiptar i ngelur në Wuhan: Më ndihmoni të kthehem në Elbasan, të gjithë kanë ik nga Kina
Situata në Kinë është mjaft e rënduar, për shkak të koronavirusit. G. është një prej studentëve shqiptarë, të cilët ka shkruar pranë JOQ dhe thotë se ka ngelur në ëuhan, në vendin që është origjinë e virusit vde kjeprurës.
Ai shprehet se do t’i drejtohej shtetit shqiptar për ta ndihmuar për t’u larguar nga ëuhan, ku studion prej tre vitesh, por duke qenë se nuk ka shtet, ai ka shkruar pranë redaksisë sonë. G., i cili nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij të plotë, u kërkon gjithë shqiptarëve ta ndihmojnë për t’u kthyer në vendnlindjen e tij, në Elbasan, ku i jeton edhe familja.
Siç tregon ai dhe siç realisht ka ndodhur, të gjithë studentët e huaj që studionin në Kinë janë telefonuar nga ambasadat e shteteve të tyre dhe janë vendosur në avionë për t’u kthyer në vendet e origjinës, sapo është mësuar për përhapjen e virusit. Po rn jë gjë e tillë nuk ka ndodhur me të. Madje, siç thotë G., ai tashmë nuk ka as një shtëpi ku të jetojë.
G. shkruan në raportimin e tij:
Prsh joq Un jam nje djal nga Elbasani qe jetoj ne ëuhan qe prej 3 vitesh me studime . Do doja qe kete sms tja dergoja shteti po ne nuk kemi shtet kshu qe po ju shkruaj , ju lutem tme ndimoni ndodhemi ne gjendje shum kritike. Gjith studentet jan larguar nga kina te gjith jan telefonuar nga ambasada e shtetit te tyre, qe kishin te drejt te ken avjon nga shteti tyre per kthim ne shpiat e tyre . Un as shpi nuk kam por te pakten nga ju jeta esht qef kerkoj te me kthehni ne shqipri te familjaret e mi qe kam ne Elbasn. Ju lutem anonim se pastaj na shpallim dhe ne kerkim e pastaj svi ma dot kurr.”
Ndërkohë kujtojmë se më 27 janar të këtij viti, ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja bëri me dije se në epiqendrën ku u shfaq virusi ishin katër studentë shqiptarë, tre nga të cilët ai tha se po vinin në atdhe, ndërsa vetëm një vajzë kishte ngelur në ëuhan.
Në postimin e tij ai pranoi se ambasada nuk i ka mundësi të të paguajë udhëtimet e kthimit të familjeve shqiptare në atdhe.
Ai shkruante në postimin e bërë në Facebook:
I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjes.”