Lajme
Taksat e larta/ Fermerët paral izojnë qytetin, zbarkojnë me 747 traktorë dhe bllokojnë rrugët
Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në Spanjë.
Mijëra fermerë, të indinjuar nga taksat e larta dhe çmimet e ulëta me të cilat vlerësohen produktet e tyre, kanë zbarkuar në qytetin e Granadës, ku kanë protestuar në një formë terësisht të padëgjuar më parë.
Ata kanë marrë zetorët e tyre dhe kanë dalë në qytet, duke bllokuar rrugët kryesore.
Një shqiptar, i cili jeton në këtë qytet ka dërguar disa pamje nga protesta e pazakontë në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen zetorët që kanë “pushtuar” qytetin.
Ai shprehet se fermerët kanë protestuar për shkak të taksave të larta.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, që prej orës 10:00 paradite, 747 traktorë kanë qarkulluar në rrugët kryesore të Granadës.
Siç shihet dhe në fotot dhe videot e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, traktorët kanë formuar një zixhir kilometrik.
Po ashtu, përveç traktorëve, rreth 200 autobusë u nisën nga zonat bujqësore të Granadës për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë spanjolle.
Protesta është organizuar nga organizatat bujqësore dhe blegtorale Asaja, COAG, UPA, Infaoliva, Kooperativa Agro-Ushqimore e Granadës dhe Echohal.
Demonstata e fermerëve është mbështetur edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë shprehur mbështetje ndaj tyre.
Më shumë se 100 oficerë të Gardës Civile dhe një numër i madh forcash policore janë caktuar atë kontrollojnë karvanin e traktorëve dhe mbarëvajtjen e protestës.
Fermerët kërkojnë uljen e taksave dhe vlerësimin e produkteve të tyre me çmime të arsyeshme. Ata paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk do të merren merren parasysh do të ketë përshkallëzime të mëtejshme, deri në bllokimin e plotë të transportit rrugor në qytet.
Ndërkohë vlen të theksojmë se Bujqësia në Shqipëri mbetet një ndër sektorët më të prapambetur, ku investimet e qeverisë kanë qenë të pakta, për të mos thënë aspak.
Shumica e fermerëve në Shqipëri janë detyruar t’i hedhin në kanale produktet e tyre bujqësore, për shkak se u kanë mbetur stok.
Ata kanë protestuar disa herë, por deri më tani qeveria dhe ministria përkatëse nuk kanë marrë asnjë masë për normalizimin e këtij sektori mjaft problematik të ekonomisë shqiptare.
Taksat e larta/ Fermerët paralizojnë qytetin, zbarkojnë me 747 traktorë dhe bllokojnë rrugët on Vidnews.