Lajme
Tallej nga shokët, 9 vjecari i bën të ëmës kërkesën që asnjë prind nuk do të donte ta dëgjonte (Video)
Një nënë australiane ka postuar videon e djalit të saj 9-vjeçar teksa qante dhe i thoshte “më v rit ose do të vr as veten” për shkak të bu llizmit të përditshëm që përjeton në shkollë.
Yarraka Bayles, nga Brisbane, Australi, iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tme rrshme mund të ketë bu llizmi.
“Sapo e mora djalin nga shkolla, e dësh mova vetë episodin e bu llizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos ku 9-vjeçari vazhdon të përsërisë se kërkon që dikush ta vr asë. Që prej postimit të martën, videoja është klikuar 5,9 milionë herë dhe ka marrë 134,000 “share”.
Yarraka e kishte parë vetë sesi një fëmijë tjetër e kishte qël luar djalin e saj në kokë dhe ishte tallur me gjatësinë e tij. As ajo nuk ka mundur t`i mbajë lotët, dhe tha se përmes këtij postimi deshi të tregonte se sa shumë dh imbje mund t`i shkaktohet një fëmije, por edhe familjes së tij.