Lajme

Tashmë pjesë e familjes, Rudina Dembacaj pozon me fëmijët e Mark Frrokut

Posted on

Në fillim të këtij viti, Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku dhe e ftuar ne emisionin “Rudina” pranoi se është e dashuruar kokë e këmbë.

Gjatë intervistës, aktorja tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Frrokut dhe tashmë janë një familje. Këtë Rudina e ka vërtetuar sot duke publikuar foto me fëmijët e Frrokut.

Në një tjetër postim, artistja shfaqet me vajzën e partnerit, Ertën dhe në një tjetër postim Erta shfaqet duke luajtur me Viktorian.

“Jam prezantuar me fëmijët e Markut. Tashmë jemi një familje. Nuk e di nëse do t’ja dal të jem afër vendit të nënës së tyre, por jam një shoqe shumë e mirë. Nuk është e lehtë të arrish t’u kthesh buzëqeshjen fëmijëve dhe prindërve të Markut pas lëndimit që kanë përjetuar, por unë ja kam arritur mrekullisht”, është shprehur Rudina.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte